Presidenti Hashim Thaçi, e ka njoftuar nëpërmjet një kërkese kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, që sot do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.
Në pajtim me nenin 84 të Kushtetutës kërkon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës dhe kështu ka kërkuar që të bëhen përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e seancës në ora 16:00.
Kuvendi ende nuk i është përgjigjur asnjërës prej shkresave të Presidencës.
