Ylli i Borussia Dortmund Jadon Sancho është mësuar me jetën në Gjermani, megjithëse pranon se akoma nuk ka besim te berberët e vendit.
18-vjeçari është zbulimi i këtij sezoni, duke shënuar golin e fitores në triumfin 2-1 të Dortmund ndaj Schalke-s të shtunën duke ruajtur avantazhin ndaj ndjekësve.
Sancho ka zbuluar se paguan shumë për një qethje, teksa ndonjëherë udhëton deri në Angli për një qethje.
“Nuk kam besim te berberët gjermanë, kështu që nuk i qeth flokët këtu,” shprehet ai për Mirror.
“Kur qethem, marr berberin tim nga Anglia. I kam parë berberët gjermanë!
“Jam besnik. Preferoj të mos qethem për tre muaj se sa të shkoj te berberët gjermanë.”