Klubi i futbollit, Feronikeli, ka kthyer në skuadër trajnerin Afrim Tovërlani.
Tovërlani zëvendëson Agim Sopin e larguar pak ditë më parë.
Ai është kthyer te skuadra me të cilën fitoi titujt e kampionit në sezonet 2014/15 dhe 2015/16.
Tovërlani ka fituar edhe tre herë titullin e kampionit me Prishtinën.
Feronikeli aktualisht është i pesti në tabelën e Superligës së Kosovës me 31 pikë.