Fjalë Kyçe

Një kosovar e një serb të dehur rrahen mes vete në Prishtinë

Një kosovar e një serb të dehur rrahen mes vete në Prishtinë

Një përleshje fizike ka ndodhur në Prishtinë.

Një serb dhe një shqiptar janë përfshirë në një përleshje në Prishtinë, pasi të dy kanë qenë të dehur.

Këtë e ka konfirmuar policia e Kosovës në raportin ditor për 24 ortë e fundit. Raporti nuk e sqaron mirë nëse ata janë rrahur në mes vete, apo e kanë rrahur ndokënd.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e djeshme në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit-nën ndikim të alkoolit, pas një rrahje kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ky rast është induar nga policia si “sulm ndaj personit zyrtare”, ani pse në raport nuk është cekur se për çfarë personi zyrtar bëhet fjalë, apo si e ku është sulmuar ai.