Të shtunën një miqësore e kanë luajtur Luzerni e Zuerichu. Zuerichu fitoi me rezultatin 5:0, ndërsa formë të lartë në këtë takim miqësor ka treguar reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli. Ai shënoi dy gola.
Për Zuerichun pos Kolollit tërë ndeshjen luajti edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Hekuran Kryeziu. Mirlind Kryeziu u aktivizua në minutën e 65-të, njëjtë si Toni Domgjoni.
Te Luzernit luajtën Shkëlqim Demhasaj e Lorik Emini, ndërsa mungoi Idriz Voca.