Sulmuesi i Kosovës Lirim Kastrati, ka prek fansat e futbollit me gjestin e tij pas ndeshjes që skuadra e Lokomotivës e zhvilloi kundër Slaven Belupo.
Kastrati pas ndeshjes, u afrua tek një tifozë i veçantë ku ia dhuroi atij fanellën, dhe e përqafoi atë, shkruan Reporteri.net.
Ky gjest e bëri tifozin e lumtur, kjo shihet edhe në fotografi se si reagon ai, kur sulmuesi ynë i afrohet për t’ia dhënë fanellën.
Kujtojmë se ky takim u mbyll me rezultat 3:0 në të mirë të Lokomotivës.