Kanë përfunduar pjesët e para në 3 ndeshjet e Superligës që po zhvillohen nga ora 14:00.
Drenica është duke fituar në udhëtim te Dukagjini me rezultat 1-2. Drenicakët fillimisht ishin në disavantazh, shkruan Indeksonline.
Feronikeli është duke fituar ndaj Vushtrrisë me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm për kampionët në fuqi e shënoi Ilir Berisha.
Ballkani është duke humbur në Prishtinë kundër Flamurtarit me rezultat 1-0. Bashkim Shala ka realizuar golin e vetëm për kuqezinjtë.