Fatlume Rexha, asambliste në Kuvendin Komunal të Kamenicës, është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Insajderi.
Rexha që ishte pjesë e LDK-s, ka kaluar në Partinë Socialdemokrate(PSD), pjesë e së cilës është kryetari i komunës, Qëndron Kastrati. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.
“Kontributi im politik në Asamblenë Komunale të Kamenicës do të jetë më i plotë në PSD, me të cilen më lidhin shumë pikëpamje e qëndrime të përbashkëta”, ka shkruar Rexha.
Ajo ka falenderuar ish-partinë e saj, LDK-në, për mbështetjen, punën dhe respektin e dhënë ndërsa ka potencuar se do ta mbrojë interesin e qytetarëve dhe votuesve të saj.