Fjalë Kyçe

Punohet tërë natën për rregullimin e rrethit në Veterrnik

Punohet tërë natën për rregullimin e rrethit në Veterrnik

Rrethi që po ndërtohet tek qendra tregtare ‘Albi Mall’ i është si halë në sy të vozitësve.

Ka disa muaj që ka filluar të ndërtohet, por nuk dihet se kur pritet të përfundoj.

Ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se përfundimi i këtij rrethi ishte paraparë të bëhej në maj, porse ai do të insistojë që punimet të përfundojnë edhe më shpejt.

E si duket këto ditë është punuar me intensitet të shtuar. Aty mbrëmë, siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme që janë xhiruar rreth orës 02:00, të natës, punimet kanë vazhduar gjatë tërë natës.

Pamjet: