U raportua se është mbyllur kufiri i Malit të Zi me Shqipërinë për shkak të koronavirusit, edhe pse deri më tani asgjë nuk është njoftuar zyrtarisht, por të gjithë udhëtarët ktheheshin pas.
E për këtë çështje kanë deklaruar nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, të cilët njoftuan se kufiri me Shqipërinë nuk është mbyllur për shkak të koronavirusit.
Përmes një postimi në Twitter, kjo drejtori ka bërë të ditur se Mali i Zi po zbaton kontrolle të shtrënguara kufitare për udhëtarët ndërkombëtarë nga të gjitha vendkalimet kufitare.
“Mali i zi nuk ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë siç pretendohet nga disa media. Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi po zbaton kontrolle të shtrënguara kufitare për udhëtarët ndërkombëtarë nga të gjitha vendkalimet kufitare”, thuhet në postimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.
https://twitter.com/PolicijaCG/status/1237745211465498624
Kujtojmë se ashtu sikurse Kosova, edhe Mali i Zi është një ndër vendet e vetme në Europë, të cilat nuk janë prekur ende ky virus vdekjeprurës, ndërkaq masat parandaluese të përhapjes së tij, po zbatohen që nga të dyja vendet.