Qeveria e Kosovës ka njoftuar për vendimet e marra sot, teksa të gjitha ndeshjet sportive do të luhen pa tifozë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë vendim që nga nesër në Kosovë të gjitha aktivitetet publike sportive të zhvillohen pa praninë e tifozëve.
Pra, që nga nesër (e enjte) e deri në vendimin e ardhshëm, të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë do të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Ky vendim nga Qeveria e Kosovës erdhi pas shpalljes së koronavirusit si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.