Fjalë Kyçe

Koronavirusi ia merr jetën ish-futbollistit shqiptar

Koronavirusi ia merr jetën ish-futbollistit shqiptar

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti shqiptar që luante për Dinamon, Namik Jareci.

Namik Jareci më herët ka luajtur për Dinamon, ndërsa kishte bërë edhe punën e arbitrit, kurse sot (e enjte) ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare nga koronavirusi.

Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Sokol Jareci përmes një postimi në Facebook.

“Të dashur miq, shokë dhe dashamires!

Ju njoftoj se babai, Namiku, sapo u nda nga kjo jetë. Varrimi bëhet nesër ora 12:30 varrezat Sharre.

Mqns jemi në një situate te jashtëzakonshme, për të qenë korrekt me protokollin e kësaj situate duhet te evitojmë takimet dhe grumbullimet prandaj ngushëllimet i presim edhe nëpërmjet sms.

Ju lutem te na mirëkuptoni ashtu siç edhe ne do t’ju mirëkuptojmë ju te gjithë.

Ne gëzime ju a kthefshim !

Me respekt

Familja Jareci”, ishte postimi i Sokolit