Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili u arrestua në muajin janar për kërcënimin me vrasje ndaj Albin Kurtit, tash po pretendon se e di arsyen pse lindi koronavirusi (COVID-19).
Hoti, përmes një shkrimi bë Facebook, ka thënë se koronavirusi erdhi si pasojë e mungesës së edukatës seksuale nëpër shkolla.
“Coronavirusi erdhi si pasoj e mungesës së edukatës seksuale, dhe e edukatës fetare nëpër shkolla. Kjo tash është ka shihet qartë se ky virus kërkon pastërti absolute në trupin e njeriut”, ka thënë Haxhi Hoti.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht t’i inkuadrojë këto dy lëndë në plan-programin arsimor të vendit.
“Qeveria urgjentish duhet t’i shtin këto dy lënd në programin arsimor në Kosovë, edukaten seksuale, dhe edukaten fetare”, ka thënë ai.
Hoti, në janarin e këtij viti kishte kërcënuar me vrasje liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Menjëherë pas këtij kërcënimi ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, por ishte liruar me vendim të gjykatës.