Fjalë Kyçe

Kush do të punojë e kush jo sipas masave të ndërmarra nga qeveria, kundër koronavisrusit

Kush do të punojë e kush jo sipas masave të ndërmarra nga qeveria, kundër koronavisrusit

Gjatë ditë së djeshme Qeveria e Kosovës, ka marr disa masa të reja për mbrojtje ndaj koronavirusit. Me vendim të kryeministrit, Albin Kurti janë mbyllur edhe shumë biznese.

Sipas këtij vendimi është urdhëruar që të mbyllen kafiteritë, baret, pabet, restorantet dhe qendrat tregtare, duke përjashtuar barnatoret dhe marketet me gjësende ushqimore.

“Ndërprerje me efekt të menjëhershëm e transportit ndërurban në Republikën e Kosovës si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar, mbyllja e kufijve tokësor që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, mbyllja e kafiterive, bareve, pabeve, restoranteve dhe qendrave tregtare, përjashtimisht barnatoreve dhe marketeve me gjësende ushqimore, mbyllja e tregjeve të kafshëve dhe të automjeteve, reduktohen veprimet esenciale dhe staf esencial i çdo institucioni publik, përveç stafit shëndetësor dhe stafit të sigurisë, urdhërohen kompanitë private që të organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia dhe ndërprerja e të gjitha aktiviteteve kulturore dhe sportive”, ka thënë Kurti gjatë ditës së djeshme në konferencë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme është raportuar se shumë biznese nuk i janë respektuar këtyre urdhrave të qeverisë, me c’rast Komuna e Ferizajt edhe ka shqiptuar gjoba ndaj këtyre bizneseve që nuk i janë përmbajtur këtij vendimi.

“Nga terreni dhe denoncimet e qytetarëve mund të konstatohet se përgjithësisht është zbatuar vendimi për mbyllje, përjashtimisht disa rasteve të cilave me procesverbal i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë e për të cilat Inspektorati i Komunës ka proceduar sipas ligjeve në fuqi”, thuhet ndër tjera në njoftimin e komunës.

Mirëpo sipas këtij vendimi, furrat e bukës, farmacit dhe dyqanet ushqimore janë të vetëm që do të vazhdojnë punën sikurse zakonisht.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Dyqanet ushqimore, farmacit dhe furrat e bukes punojnë si gjithmonë”, ka thënë Hoti.