Fjalë Kyçe

Ambasada Gjermane në Kosovë anulon terminet për viza

Ambasada Gjermane në Kosovë anulon terminet për viza

Për shkak të përhapjes së virusit vdekjeprurës me origjinë kineze, tashmë i konfirmuar edhe në vendin tonë, Ambasada Gjermane në Kosovë ka vendosur të anulojë terminet për viza, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur një sinjalizues i cili ka pasur termin për datën 16 mars 2020, apo ditën e hënë.

Për datën tjetër të terminit, Ambasada Gjermane e siguron sinjalizuesin se do ta njoftojë me kohë.