Fjalë Kyçe

Votohet në lexim të parë Buxheti për vitin 2020

Votohet në lexim të parë Buxheti për vitin 2020

Me 63 vota për ka kaluar në lexim të parë ligji për buxhetin. “Shqyrtimi i parë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020”, u votua me 63 deputetë për.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraprakisht u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që ta votojnë buxhetin.

Ai tha se në situatën aktuale, ka gjasë që mos të mbahet më asnjë seancë javëve në vijim.

“Kjo situatë është e pazakonshme, nuk e kemi hasur që prej çlirimit. Urojmë që të arrijmë të ulim shpejtësinë e shtrirjes së COVID-19. Edhe ne nuk do të donim që gjithçka të bëhet brenda një dite, por nuk ka garancion që mund të mbajmë seanca në javët apo ditët në vijim sepse nuk e dimë se çka do të ndodhë me virusin. As ne nuk jemi në rregull këtu me rregullat e përcaktuara. Nuk mund të kemi buxhet emergjent pa pasur buxhet të ri. Ju ftoj që ta kalojmë sot buxhetin, ta votojmë propozimin e Rexhep Selimit. Ky buxhet nuk është i ri ashtu siç është qeveria e re. Janë mbi 300 milionë euro obligime”, tha Kurti.

Para fillimit të seancës, deputetët janë testuar në hyrje të Kuvendit.

Secilit deputet i është bërë kontrolli i temperaturës para se të hyjë në sallën e seancave.

Në hyrje të Kuvendit secili u obligua që të dezinfektojë duart.

Pak prej tyre kanë vendosur maska apo doreza të cilat janë paraparë si masa mbrojtëse nga koronavirusi.