Është arrestuar dje një qytetar i Klinës i cili është larguar nga qyteti, duke e shkelur kështu urdhrin e Qeverisë për moslëvizje shkaku i koronavirusit.
Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestur në fshatin Terstenik të Pejës, dje rreth orës 18:35.
“Është arrestuar i dyshuari, banor i një fshati të Klinës, të cilit policia ia ka bërë me dije se me urdhër të Qeverisë së Kosovës nuk i lejohet që të lëvizë në komunat tjera për shkak të epidemisë dhe i njëjti me shpejtësi vazhdon me veturë në drejtim të Pejës”, thotë PK.
Policia shton se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.