Vendimi i Qeverisë për mbylljen e një sërë bizneseve si pasojë e krizës së koronavirusit ka qenë mjaft i paqartë. Edhe policia, si ekzekutuese e këtij vendimi ka qenë konfuze në veprimet e saj. Kështu në një rast, ajo ka mbyllur edhe një zyrë avokatie, edhe pse ato nuk përmenden në mënyrë eksplicite se duhet të stopojnë aktivitetin e tyre.
Për kërë ka njoftuar avokati i njohur kosovar Arianit Koci.
Postimi i plotë i avokatit Koci:
Një klienti të zyrës tonë, sot i janë mbyllur zyret në Prishtinë dhe Prizren, me pretekstin se Qeveria e Republikës së Kosovës, me Vendimin për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus, Covid 19, i datës 13.03.2020 – ka urdhëruar mbylljen e bizneseve, deri në një vendim tjetër.
Pasi që në stacionin e policisë në Prishtinë e sqarova që po interpretohet gabimisht ky vendim, dhe se duhet të mbyllen kafiteritë, restoranet, qendrat tregtare… etj, dhe ky vendim nuk aplikohet për çdo biznes, kompania u lejua përsëri të vazhdoj punën.
Duhet ta falënderoj publikisht zv.komandantin e stacionit Qendra në Prishtinë (nuk e pyeta për emër), i cili ishte në nivel të detyrës, dhe më dëgjoi me vemendje gjatë intepretimit tim ligjor.
Tani, dy zyret e kësaj kompanie, në dy qytetet, po e vazhdojnë punën. Sidqoftë, Qeveria duhet gjithsesi t’a sqarojë në mënyrë eksplicite se kush ka të drejtë të punoj.
E ne, duhet t’i bindemi urdhërave dhe vendimeve të ligjshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.