Fjalë Kyçe

Vendoset tenda në oborrin e QKMF-së në Drenas

Vendoset tenda në oborrin e QKMF-së në Drenas

Pas vendimit të Shtabit Emergjent, është vendosur tenda në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas.

Kështu ka bërë të ditur, komuna e Drenasit nëpërmjet një njoftimi për media.

Siç thuhet në njoftim, tenda është vendosur për t’i shmangur kontakteve brenda objektit të QKMF-së.

“Tenda është vendosur për t’i shmangur kontakteve brenda objektit të QKMF-së dhe në mënyrë që ata të cilët dyshojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të virusit COVID-19, të kryejnë kontrollin fillimisht në këtë tendë, ndërsa shërbimet tjera në QKMF nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë sipas planit të punës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë deri me tani në vendin tonë janë konfirmuar 13 raste të infektuara me koronavirus. Nëntë prej këtyre rasteve janë duke u trajtuar në Kliniken Infektive të QKUK-së dhe gjendja e tyre është stabile, kështu ka thënë për lajmi.net, drejtoresha Infektivës, Lindita Ajazaj-Berish.

Ndërsa katër të infektuarit e tjerë janë nën mbikëqyrje  nga institucionet gjegjëse në vendin ku jetojnë.