Fjalë Kyçe

Zvicra urdhëron mobilizimin më të madh ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore, sherri i koronavirusit

Zvicra urdhëron mobilizimin më të madh ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore, sherri i koronavirusit

Zvicra ka mobilizuar deri në 8.000 pjesëtarë të ushtrisë të hënën, duke i ndaluar të gjitha ngjarjet publike dhe private, pasi që e shpalli koronavirusin emergjencë “të jashtëzakonshme” që lyps masa më radikale.
Mobilizimi ushtarak, më i madhi në Zvicër që nga Lufta e Dytë Botërore, përfshin një batalion sanitar dhe vjen pasi që qeveria vendosi se masat e zbatuara gjatë javës së kaluar ishin të pamjaftueshme për ta vënë nën kontroll përhapjen e epidemisë, raporton Reuters, transmeton Koha.
Më shumë se 2.330 veta janë konfirmuar të infektuar me koronavirus deri më tani në Zvicër dhe të paktën 14 veta kanë vdekur.
Zvicra po ashtu ka shtrirë kontrollet kufitare me Gjermaninë, Francën dhe Austrinë. Vetëm shtetasit zviceranë dhe banorët, ashtu si edhe ata që udhëtojnë në Zvicër për biznes, mund të hyjnë në këtë shtet.
“E dijmë se gjendja do të përkeqësohet para se të përmirësohet, sidoqoftë do të përmirësohet”, ka thënë ministri zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset, gjatë një konference shtypi.
Shitoret, barnatoret, pompat e benzinës, stacionet e trenit, bankat, zyrat postare, shërbimet sociale, spitalet, klinikat dhe ordinancat e mjekëve do të mbesin të hapura.
Zviceranët që kanë udhëtuar jashtë janë nxitur të kthehen në shtëpi.
“Nuk do t’ju lëmë vetëm”, ka thënë presidentja e Zvicrës, Simonetta Sommaruga. “Do të kujdesemi për ju”.