Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënave sinoptike të motit për dy ditët e ardhshme.
Moti do të jetë pranveror në dy ditët e ardhshme, por për shkak të gjendjes së krijuar me koronavisusi, qytetarët do të jenë të detyruar që të rrinë brenda në banesat e tyre. Ata që kanë shtëpi me oborr mund të shijnë rrezet e diellit.
Sipas IHK-së, do të mbajë mot me diell dhe kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare.