Pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit, është mbledhur urgjentisht kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, merr vesh Televizioni T7.
I pranishëm sipas burimeve brenda partisë është edhe zëvendëskryeministri Avdullah Hoti dhe ministri, tashmë i shkarkuar, Agim Veliu.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas shkarkimit të Veliut, duke thënë se Kurti këtë hap e ka bërë njëanshëm, pa u konsultuar me partnerin në qeveri.
Isa Mustafa, lider i LDK’së, ka kërkuar që ky vendim të tërhiqet, duke i vënë ultimatum Kurti deri në fund të javës që të heq taksën. Në të kundërtën kanë paralajmëruar daljen nga koalicioni.