Fjalë Kyçe

Haxhiu: Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur!

Haxhiu: Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me situatën politike të krijuar në Kosovë pas shkarkimin të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Haxhiu ka thënë se pushtetet e kaluara nuk janë mësuar me rend dhe rregull.

Ministrja Haxhiu edhe për shkarkimin e Veliut fajin ia ka lënë presidentit Thaçi për të cilin ka shkruar se: “veç për rrëmuja është i njohur!”.

Ky është postimi i saj:

Pushtetet e kaluara nuk janë mësuar rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave. Sfida e parë e Qeverisë Kurti ishte përballja me pandeminë COVID – 19.

Këtë sfidë bashkërisht po e menaxhojmë në mënyrë të duhur, me vullnet, angazhim e përkushtim.

Ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë.
Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur!

Bashkë me qytetarët do ja dalim shumë mirë. Së bashku do të kalojmë secilën sfidë.