Fjalë Kyçe

A e ndërpreu KFOR-i amerikan bashkëpunimin me Vitinë për shkak të taksës? Flet Haliti

A e ndërpreu KFOR-i amerikan bashkëpunimin me Vitinë për shkak të taksës? Flet Haliti

Vitia si njëri ndër qytetet më të prekura nga personat që rezultuan pozitiv me koronavirus po ka nevoja të shumta për pajisje medicinale si dhe për karantinë.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti tha sot se komuna që udhëheq  ai, ka nevojë për furnizime të reja, pajisje mbrojtëse e medicinale.

“Kena nevojë për furnizim, për pajisje mbrojtëse, medicinale, për karantinë, kemi nevojë shumë  si komunë”, tha ai.

Haliti foli edhe për raportimet se KFOR-i amerikan ka shkëputur bashkëpunimet dhe donacinet me qeverinë e tij për shkak të taksës.

Për lajmi.net ai ka thënë se kanë bashkëpunim të mirë me KFOR-in.

“Me Vitinë nuk e ka shkëputur bashkëpinimin KFOR-in asnjëherë, unë s’kam thënë qe e kanë ndërprerë”, ka thënë Haliti.

Aktualisht janë të konfirmuara shtatë raste pozitive me koronavirus e që vijnë nga komuna e Vitisë, e cila tashmë është në karantinë.