Fjalë Kyçe

LAJMI I FUNDIT: Edhe një person i infektuar me koronavirus në Kosovë

LAJMI I FUNDIT: Edhe një person i infektuar me koronavirus në Kosovë

Edhe një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Sot me 19.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 21 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre ka rezultuar pozitiv. Rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, nga data 08 shkurt deri me 19 mars, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 340 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej prej tyre, 21 raste kanë rezultuar pozitive.

“Apelojmë të gjithë qytetarët e ardhur në këtë aeroplan të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në IKSHPK. Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.853 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 809 thirrje telefonike”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje njoftohet se nga data 1 shkurt deri me 19 mars në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 14.442 udhëtarë.