Fjalë Kyçe

Raka u bën lutje mërgimtarëve: Mos vizitoni Kosovën nëse nuk keni urgjencë

Raka u bën lutje mërgimtarëve: Mos vizitoni Kosovën nëse nuk keni urgjencë

Mikrobiologu, Lul Raka, u ka bërë lutje mërgimtarëve në emisionin Pressing në T7 që të mos vizitojnë Kosovën në këtë kohë, përvec nëse kanë ndonjë urgjencë.

Fillimisht Raka shpjegoi disa komente të tija në një emision.

‘’Drama politike brenda dramës mjekësore që po kalojmë, nuk kemi pasur nevojë fare. Armiku i Kosovës nuk e ka emrin as Agim as Isë as Hashim por Covid-19’’, thotë ai.

Raka shpjegoi sfidat që po kanë profesionistët mjekësorë në luftën ndaj virusit kinez, Covid-19.

‘’Problemi më i madh është diciplina dhe respektimi i distancës sociale nga qytetarët. Kjo është e rëndësishme pasi nëse mbani distancë virusi nuk mund të shpërndahet. Distanca është 2 metra. Nëse nuk përhapet virusi do kemi mëshumë kohë dhe përgatet mjekët për një fluks eventual. Shpresojmë që të mos kemi fare. Por mos u grumbulloni. Shëtitni vetë jo me njerëz tjerë’’

‘’Rastet janë të gjitha të importuara. Kemi pasur edhe raste të familjarëve. Kemi 4-5 vatra dhe vetëm pak raste cka është fantazi për neve. Nuk kemi kohë të flasim cfarë mund të kishim bërë, tash në bazë të lajmeve që po lexoj është elementi i diasporës. Vëllëzërit dhe motrat tona që po dojnë të kthehen në Kosovë. Kisha bërë apel tek vëllezërit dhe motrat që të kthehen vetëm ata që kanë emergjencë. Që kanë lënë prindërit apo fëmijët vetëm. Ata që kanë planifikuar të vijnë për qejf, ju lutna të mendoni dy herë. Kushtet e karantinës janë shumë më të mira atje se sa këtu’’, shtoi ai.