Tenori nuk e ka fshehur simpatinë për kryeparlamentaren Osmani, dhe kryeministrin Kurti.
Ramë Lahaj tenori që është i njohur përtej kufijve ndërkombëtarë, nuk ka lënë pa thënë disa fjalë për situatën politike në të cilën është duke kaluar Kosova, shkruan lajmi.net.Lahaj i cili nuk heziton të ‘prek’ figurat e larta politike, ka shprehur haptazi admirimin e tij për kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani duke thënë se shpreson që atdheu i tij të udhëhiqet nga mendje dhe karaktere të tilla.
Mes rreshtave ai pa përmendur emra ka ‘thumbuar’ personazhe të tjera nga skena politike duke i quajtur injorantë e çobanë.Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij.