Fjalë Kyçe

Ndalohet hyrja për vetura në Parkun Gërmia

Ndalohet hyrja për vetura në Parkun Gërmia

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka ndaluar qarkullimin për automjete për të shkuar në Parkun Gërmia, mas kjo e marr për parandalim të koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter. Ahmeti ka njoftuar se ndalimi i veturave do të bëhet nga udhëkryqi Taukbahqes.

“Nesër do të jetë mot i mirë, deri në 20 gradë. E kuptoj nevojën e njerëzve me dal në Gërmi në natyrë por kjo është rrezik i panevojshëm. Nesër dhe pasnesër, kemi kufizuar lëvizjen e automjeteve prej udhëkryqit të Taukbahqes, përveç për banorë”, ka shkruar Ahmeti.

Po ashtu sot gjatë ditës i pari i Prishtinës ka njoftuar qytetarët se do t’i dezinfektojë të gjitha ndërtesat të cilat nuk janë në menaxhimin e komunës.