UEFA ka kërkuar falje për një gabim që kanë bërë.
Duke raportuar për të rejat rreth Euro 2020, UEFA më herët raportoi se emri i kompeticionit do të jetë Euro 2020, edhe pse do të luhet në 2021.
Por, pak orë më vonë, një tjetër reagim vjen nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë.
“Duke kërkuar falje për gabimin e mëparshëm, të jemi të qartë, asnjë vendim nuk është marrë akoma sa i përket emrit që do të ketë EURO që mbahet në 2021” thuhet në komunikatën e UEFA, transmeton lajmi.net.
“Postimi i mëhershëm u dërgua gabimisht” thuhet tutje.
Pra, Euro nuk do të ketë përfundimisht emrin Euro 2020. Mbetet të shihet se cili do të jetë emri i Kampionatit Evropian.
With apologies for the earlier error, to be clear no decision has yet been made on the name of the rearranged EURO to be held in 2021.
The earlier tweet was sent by mistake.
— UEFA (@UEFA) March 20, 2020