‘Replika’ quhet grupi i aktivistëve që thotë se përkujdeset për shkeljet dhe padrejtësitë që pushtetarët ia bëjnë qytetarëve, ata së fundi janë organizatorët e protestës paqësore ‘Protestojmë n’ballkon’, ku duke dalë nëpër dritaret dhe ballkonet e tyre e duke krijuar zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si çelësa ose tenxhere dhe lugë.
Por, Lëvizja Vetëvendosje tani po ia merr të drejtat këtij grupi dhe po tenton personalizimin, LVV po thotë se po protestohet pro Qeverisë Kurti, ani pse protesta e këtyre aktivistëve thuhet se po mbahet për shkak të mos papërgjegjësisë të politikanëve ndaj situatës së fundit të krijuar në Kosovë, pandemia e koronavirusit – COVID-19.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, tani po dëshiron të shkakton kaos, ta shndërron këtë protestë paqësore në një rrezik të përgjithshëm e kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
Azemi ka bërë thirrje se nga ora 20:00 do të protestohet me vetura nga rruga afër Hotel Grand e deri tek Rrethi i Flamurit.
Kujtojmë se Azemi nuk po respekton lutjet e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti që të mos dalin në rrugë dhe të shmangin kontaktin me njerëz.