Fjalë Kyçe

Pritja për miell s’është lojë: Kolona rekorde te mulliri në Bellopojë

Pritja për miell s’është lojë: Kolona rekorde te mulliri në Bellopojë

Mulliri i Bellopojës në Istog vazhdon të pres çdo ditë qindra-mijëra vetura në ditë.

Njëri nga mullinjtë më të frekuentuar në rrafshin e Dukagjinit ka mbledhur qindra qytetarë edhe në mengjesin e sotëm. Një qytetar ka thënë për Indeksonline se ka ardhur në 5 të mëngjesit për të zënë radhën që të sigurojë miell.

Ka të tillë që edhe në terrin e orës 04 te mëngjesit kanë marrë udhën për të siguruar miell në Bellopojë.

Istogu mbetet qytet me asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, por që mobilizimi i qytetarëve në këtë zonë duket vërtet i madh.