Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se 32 vjeçari i infektuar me koronavirus që erdhi nga Gjermania nuk kishte qenë fare në fshatin e tij, Bibaj.
Ai ka qëndruar në karantinë tek Qendra Studentore në Prishtinë kur edhe i ishin shfaqur simptomat, njofton Klan Kosova.
“Pacienti zero apo i konfirmuari i parë me koronavirus në Ferizaj nga fshati Bibaj i ardhur mbrëmë nga Gjermania dhe i vendosur në Qendrën e Studentëve ka qenë në karantinë, pra NUK KA PASUR fare kontakt me familjen dhe bashkëfshatarët e fshatit Bibaj, mirëpo me të shfaq simptomat është trajtuar nga IKShP ku ka rezultuar pozitiv me CoronaVirus e që tash po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së”, ka shkruar Aliu.
Por, megjithëatë Bibaj është futur në izolim nga komuna e Ferizajt.