Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pasi gazetari Berat Buzhala ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se persona të panjohur kanë tentuar ta sulmojnë derisa ky kishte shkuar në barnatore për të blerë barna.
Sipas Thaçit, sulmi ndaj gazetarit Buzhala, është i papranueshëm në shoqërinë kosovare.
“Shteti demokratik i Kosovës është ndërtuar mbi të drejtat e njeriut, ku liria e shprehjes është përcaktuese për zhvillimin e demokracisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, liderët institucionalë dhe politikë që të distancohen prej akteve të tilla”.