Fjalë Kyçe

Gjithçka në rregull” – mjekët italianë të shtrënguar t’i gënjejnë pacientët

Gjithçka në rregull” – mjekët italianë të shtrënguar t’i gënjejnë pacientët

Lufta kundër vdekjes pauzon çdo ditë në orën një të mesditës.

Në këtë kohë, mjekët në njësitin e përkujdesjes shëndetësore në spitalin “Policlinico” të San Donatos telefonojnë të afërmit e 25 të sëmurëve kritikë me koronavirus, që të gjithë nën ndikimin e sedativëve dhe të vendosur në tuba për t’ua lehtësuar frymëmarrjen, për t’i informuar rreth gjendjes së tyre.

Vakti i drekës ishte i ndarë dikur për orët e vizitave në këtë spital të Milanos. Por tani, teksa vendi ballafaqohet me shpërthimin e koronavirusit që ka lënë të vdekur me mijëra persona, asnjë personi nuk i lejohet hyrja. Dhe askush në Itali më nuk lejohet as të dalë prej shtëpive, shkruan Reuters, transmeton KOHA.

Kur mjekët i realizojnë thirrjet telefonike, ata mundohen që të mos japin shpresë të rreme: Ata e dinë se një prej dy pacientëve të shtrirë në përkujdesjen intensive shkaku i simptomave të sëmundjes, sipas të gjitha gjasave do të vdesë.

Derisa pandemia e COVID-19 po zgjerohet dhe sëmundja po avancon, këta shtretër spitali janë në kërkesë të shtuar, sidomos shkaku i telasheve në frymëmarrje që mund t’i nxisë sëmundja.