Fjalë Kyçe

Java që po hyjmë do të jetë me borë dhe temperatura të ulëta

Java që po hyjmë do të jetë me borë dhe temperatura të ulëta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në javën e parë të pranverës, duke nisur nga 23 marsi, pritet të ketë rënie të temperaturave. Sipas parashikimit, në ditët në vijim do të ketë reshje të shiut e të borës.

Deri në mesin e javës minimalet do të shënojnë vlera negative, ndërsa nga dita e enjte parashihet të ketë ngritje të lehta të temperaturave maksimale, thuhet në njoftim të IHMK-së.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-12 gradë Celsius.