Fjalë Kyçe

PDK thotë se do të marrë pjesë në seancën për mocionin kurdo që të thirret ajo

PDK thotë se do të marrë pjesë në seancën për mocionin kurdo që të thirret ajo

Ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka folur rreth mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Tashmë janë mbledhur 46 nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti, për shkak të mos heqjes së plotë të taksës dhe shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu që vjen nga radhët e LDK-së.

I pyetur se a paraqet shkelje të rekomandimeve të OBSH-së dhe IKSHP-së mbajtja e një seance për mocionin e mosbesimit në këto kushte kur vendi po përballet me coronavirus, Ismaili tha se do të kryejnë detyrën e tyre si deputet nëse thirret kjo seancë.

“Mendoj që vijmë në një risk të të qenit deputet. Pra, ne do të kryejmë punën tonë nëse thirret seanca”, u shpreh ai.

Ismaili ka përmendur edhe seancën për votimin e buxhetit, kur kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani kishte siguruar se ambienti i Kuvendit është dezinfektuar.

Kosova ka shënuar sot rastin e parë fatal për shkak të coronavirusit, ndërsa deri më tash janë regjistruar 31 raste me të infektuar.