Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se spitalet tona publike dhe ato private posedojnë gjithsej 142 respiratorë, kurse dy kontigjente me respiratë të rinj pritet të vijnë njëri në fillim të prillit, tjetri në maj.
Njoftimi i plotë i ministrit Vitia:
Përtej masave që kemi ndërmarrë deri tani, për momentin dua t’ju informoj se në Kosovë janë 142 respiratorë: 95 në sektorin publik dhe 47 në atë privat, dhe me qëllim që t’i forcojmë këto kapacitete kemi porositur blerjen e 50 respiratorëve të ri dhe gjithashtu po presim që t’i porosisim edhe një kontingjent tjetër. Këta 50 respiratorë, një pjesë pritet të vijnë në muajin prill, kurse pjesa tjetër në muajin maj.
Informata e dytë që dua ta ndaj me ju është se brenda pak ditësh do t’i kemi edhe dozat e para të produktit Klorokine (Chlorochuine), por duhet përmendur se akoma, po e përsëris, akoma nuk ka një bar i cili është treguar i suksesshëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje, në mënyrë të përgjithshme.
Ne po mundohemi dhe do të bëjmë krejt çka është në dorën tonë që këtë situatë ta menaxhojmë me korrektësinë më të madhe, duke siguruar të gjitha masat përfshirë edhe këto, por këto janë masat me ekstreme në rastin më ekstrem. Atëherë nuk kemi sigurinë që as respiratorët e as terapia do ta bëjnë të veten.