Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të kundërshtojë mocionin për rrëzimin e qeverisë në krye me Albin Kurtin, që kur për këtë paralajmëroi shefi i LDK’së, Isa Mustafa.
Deputeti i kësaj partie, Eman Rrahmani, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se populli ka zgjedhur që t’i shërbejë, Albin Kurti si kryeministër.
Ai tutje thotë se qytetarët nuk kanë zgjedhur që t’i vjedhin, Isa Mustafa, kryetar i LDK’së dhe presidenti Hashim Thaci.
“Populli ka zgjedh me i shërby Albini, jo me i vjedh Isa e Hashim! #meKryeministrin”, thotë Rrahmani.
https://www.facebook.com/eman.rrahmani/posts/10158152460477258