Kuvendi i Kosovës i ka dërguar kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, për ta marrë opinionin se a mund të mbahet seanca e Kuvendit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Ndërkohë, mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ku do të trajtohet se kur do të mbahet seanca, do të mbahet nesër.
Këto i ka bërë të ditur këshilltari i kryetares së Kuvendit, Faton Peci. Ai ka thënë për ksp se është kërkuar opinion profesional nga IKShPK.
“Është kërkuar opinion profesional nga IKShPK. Ndërkaq, mbledhja e Kryesisë ku trajtohet mbajtja e seancës mbahet nesër”, tha ai.
Të premten, LDK-ja ka dorëzuar në Kuvend nënshkrimet për mbajtjen e seancës për t’u votuar mocioni i mosbesimit nga Qeverisë Kurti.