Reshjet e bores në Kosovë do zë vazhdojnë edhe gjatë natës së sontme, më intensive në lindje-juglindje dhe më të pakta në drejtim të veriperëndimit dhe perëndimit.
Nesër reshjet pritet të pushojnë por do të mbetet mot i vranët, me mundësi për reshje sporadike. Temperaturat do të fillojnë të ngriten gradualisht.
Ditëve të ardhshme do të vazhdojnë të dominojnë vranësirat e dendura. Herë pas here priten edhe reshje atmosferike, shi nëpër ultësira dhe borë në viset kodrinore-malore. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale.
Në fundjavë do të kemi stabilizim të motit dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave. Priten edhe intervale kohore të gjata me diell.