Fjalë Kyçe

Në kazermën e FSK-së në Ferizaj mund të akomodohen 412 persona

Në kazermën e FSK-së në Ferizaj mund të akomodohen 412 persona

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ndihmojë autoritetet civile në vendin tonë në rast të një shpërthimi në shkallë më të gjerë të pandemisë së koronavirusit Covid-19. Kështë në Ferizaj në konviktin e ushtrisë janë 412 shtetër të gatshëm për akomodimin e personave që futen në karantinë. Këtë e ka bërë të ditur Enver Dugolli, zv/ministër i Mbrojtjes.

Postimi i plotë:

Tash e sa ditë edhe Kosova është duke u përballur me Pandeminë globale të shkaktuar nga Corona Virusi COVID-19. Në këtë situatë, përpjekjet dhe masat maksimale të Qeverisë dhe institucioneve tjera në luftën kundër këtij Virusi, kanë dhënë rezultate të lakmueshme. Këto rezultate nuk do ishin të tilla pa një angazhim, disiplinë dhe qasje serioze kundrejt këtij armiku të pa dukshëm.

Sot, isha për vizitë në kazermën e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj për të parë nga afër masat dhe përgatitjet e kësaj njësie. Gjatë kësaj vizite takova Komandanten e KDS-së, Gjeneral Brigade Irfete Spahiu dhe Shefin e Shtabit, Nënkolonel Arsim Shaqiri. Vizituam edhe Konviktin e kësaj njësie i cili në rast nevoje do mund të shfrytëzohej për karantinim, nëse institucionet qeveritare parashohin një gjë të tillë. Ky konvikt ka kapacitet për akomodimin kolektiv me 412 shtretër.

Ajo që më bëri përshtypje të madhe dhe njëkohësisht më bënë të besoj që do dalim fitimtar në këtë betejë, është disiplina e pjesëtarëve të FSK-së, masat parandaluese dhe zbatimi i rekomandimeve strikte të institucioneve shëndetësore për pastërti e dezinfektim, distancë dhe reduktim të lëvizjeve. Forca e Sigurisë së Kosovës ende është në gjendjen e gatishmërisë së nivelit 2 dhe po mbështetë autoritetet civile me kapacitetet e nevojshme operacionale e logjistike.