Fjalë Kyçe

Kurti menjëherë zëvendëson zv/ministrin e shkarkuar

Kurti menjëherë zëvendëson zv/ministrin e shkarkuar

Para pak minutash kryeministri në detyrë shkarkoi nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani.

Menjëherë kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka zëvendësuar Shabanin. Ai në vend të tij ka emëruar  Fridon Lalën, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, raporton lajmi.net.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Fridon Lalën, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Nëpërmes një njoftimit thuhet se kryeministri në detyrë Kurti, zëvendësministrit të ri Lala i ka uruar suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tij.