Fjalë Kyçe

Gjashtë nga të infektuarit me koronavirus janë në gjendje të rëndë

Gjashtë nga të infektuarit me koronavirus janë në gjendje të rëndë

Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 106.

Deri më tani në Kosovë janë 106 raste të konfirmuara me COVID-19.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësis, ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), janë duke u trajtuar 40 pacientë me COVID-19.

Sipas Hotit, gjashtë pacientë kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se edhe tre infermierë janë infektuar me koronavirus.

Njoftimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 31 mars 2020 janë të hospitalizuar 40 pacientë me Covid 19:

  • 34 të sëmurë janë në gjendje stabile ndërsa
  • 6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi.

I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid-19, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind.

(Burimi: Klinika Infektive, raporti Dr.S.N.).