Sonte u konfirmuan edhe 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ku një nga to është edhe një vajzë nga Pestova e Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari i kësaj komune Xhferr Tahiri.
Ky është njoftimi i plotë:
Qytetarë të dashur të Vushtrrisë,
Sonte është konfirmuar rasti i 7 me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë.
Ju lutemi shumë të ruani vetën e familjen tuaj, ruani qytetin tonë, rri në shtëpi, mbaje distancën mbaje disciplinën e pastërtinë.
Pacientja është rast kontakti, e gjinisë femrore, e lindur më 1988 nga fshati Pestovë.
Urojmë që të gjithë të prekurit me Covid-19 të kenë shërim sa më të shpejtë.