Fjalë Kyçe

Një serb dhe një shqiptar kapen duke kaluar kufirin, dërgohet në karantinë

Një serb dhe një shqiptar kapen duke kaluar kufirin, dërgohet në karantinë

Dje në pikën kufitare në Han të Elezit, janë arrestuar dy persona pasi kaluan ilegalisht kufirin.

Njoftimi është bërë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, e bëhet fjalë për një kosovar e një shtetas serb.

Nga njësitet policore janë ndalur dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin”, thuhet në raport.

Sipas PK-së, pas kontrolleve mjekësore, të njëjtit janë dërguar në karantinë në Prishtinë.