Fjalë Kyçe

Preken nga koronvirusi edhe dy gardianë të burgut në Mitrovicën e Veriut

Preken nga koronvirusi edhe dy gardianë të burgut në Mitrovicën e Veriut

Dy gardian të Qendrës së Paraburgimit të Mitrovicës së Veriut janë infektuar me koronavirus.

Lajmin për Gazetën Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi.

Sipas Gashit dy gardianët e prekur me coronavirus janë serb të cilët kishin marrë pjesë në një dasmë.

“Po jane te prekur me covid 19 dy gardian te nacionalitetit serb. Me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK ka kryera analizë për 10 nga 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç`rast kanë rezultuar pozitiv vetëm dy zyrtarë korrektues. Të njëjtit janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë. Analizat do të vazhdojnë edhe për pjesën tjetwër”, ka thënë Gashi.