Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjucfa ka thënë se ka marrë vendim për shkarkimin e 40 personave.
Konjufca ka dekrauar se këto vendime nuk i ka bërë publike pasi sipas tij nuk i ka bërë për publicitet, transmeton Gazeta Sinjali.
“Unë kam marrë vendim për 40 njerëz, për rreth 40 njerëz i kam marrë vendimet, nuk është kjo punë për publicitet. Kanë dhënë edhe parë për me u bë konsuj”, ka thënë Konjufca.
Ndërsa në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, gjatë ditës së sotme është shpallur konkursi i brendshëm për diplomatë.
Kjo është bërë e ditur nga Kreshnik Ahmeti, i cili është shef i kabinetit të ministrit në detyrë, Glauk Konjufca, përcjell Gazeta Sinjali.
Ahmeti përmes rrjetit social Facebook, ka deklaruar se ky konkur po bëhet për herë të parë që nga themelimi i MPJD-së.
“Gara e brendshme dhe procedurat transparente do të garantojnë përzgjedhjen më të mirë të mundshme të diplomatëve, të cilët do t’i zgjerojnë e thellojnë raportet me vendet e tjera dhe do t’i mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ai.