Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur dje në Gjilan.
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje familjare kanë ushtruar dhunë fizike, ku njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht vëllain e tij me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari tjetër ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër .
Me vendim te prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet ne mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregulltë.