Fjalë Kyçe

Pas takimit me Thaçin, Haradinaj ka këtë qëndrim për zgjedhjet

Pas takimit me Thaçin, Haradinaj ka këtë qëndrim për zgjedhjet

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit që e ka pasur me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë AAK nuk është pro shkuarjes në zgjedhje.

“Sapo përfundova takimin me Thaçin, diskutuam dy tema pandeminë Covid19 dhe rrëzimin e qeverisë. AAK mendon që ma sigurt për Kosovën është më votu një qeveri në Kuvend se sa me vazhdu kjo qeveri në detyrë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Insajderi.

“Po ashtu nuk e shohim në rregull shkuarjen në zgjedhje, mund të shkohet me një qeveri me afat, por është e pamundshme me organizu zgjedhje”.

“Kjo është një kohë e ndjeshme, do të bëjmë kujdes në çdo veprim që bëjmë. Nëse kushtetuta e mundëson zgjedhjen e një qeverie në Kuvend është më e mirë për Kosovën. AAK nuk qet kushte për të ndihmuar vendin që të ketë qeveri”.

“Mund ta përkrahim një qeveri pa qenë në të. Gjithë ata që duan të kenë një qeveri nuk është koha e kushteve”.

Presidenti sot gjatë ditës e ka takuar edhe liderin e Nismës, Fatmir Limajn, Listën Serbe si dhe Grupin 6 Plus, ndërsa me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin ka folur në telefon – të gjithë këta janë shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve.