Personat që kanë pasë kontakt me një të prekur nga Vushtrria nga koronavirusi kanë rezultuar negativë pas testit të bërë.
Lajmin e mirë e dha kryetari i Vushtrrisë përmes një njoftimi në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Lajm shumë i mirë Të gjithë 12 të testuarit sot nga Vushtrria rezultojnë negativ me #coronavirus 🙏 9 nga 12 të testuarit janë kontakt i pacientës 7. Me disciplinë dhe duke ndihmuar njëri tjetrin do ta mposhtim këtë armik të padukshëm. #rrinshpi ruaje vetën, ruaje familjen, ruaje qytetin”, ka shkruar ai .
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se sot pasdite ka përfunduar testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një prej të cilëve rezultoi pozitive – pa e bërë të ditur se nga cila komunë vjen.
Numri aktul i të infektuarve në Kosovë arriti në 126.